Motër e vëlla si dy pika uji, Gylseren habit fansat me foton e fundit




Aktorja turke Nurgül Yeşilçay, e njohur për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të kryqëzuara”, ka çuditur të gjithë fansat me foton e fundit që ka postuar në Instagram me vëllain e saj, Tuğtekin Yeşilçay. Ngjashmëria absolute, sytë identikë dhe buzëqeshja e njëjtë kanë bërë që të shpërthejnë komentet dhe komplimentet në rrjetet sociale pas kësaj fotoje që aktorja postoi për herë të parë.

Nurgul Yeşilçay dhe vëllai i saj Tugtekin Yeşilçay janë bërë temë diskutimi në profilin e aktores menjëherë sapo ajo postoi këtë foto.

Pasi i ngacmoi miqtë virtualë me pyetjen “A ngjan me mua ky djalë?”, komentet dhe komplimentet erdhën menjëherë: “Sytë i keni identikë”, “Ky qenka fiks si ty”, “Sytë i keni si pasqyrë” e të tjera komente që fansat kanë shkruar pa fund.

Për një kohë shumë të shkurtër, fotoja regjistroi më shumë se 55 mijë pëlqime.




Be the first to comment

Leave a Reply