MOST do të angazhoj 2 mijë monitorues për zgjedhjet lokale




Asocacioni qytetar MOST gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale do të angazhoj rreth 2000 vëzhgues në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë.

Për këtë qëllim, MOST u bënë thirje qytetarëve që të paraqiten në 18 zyrat rajonale në gjithë shtetin. Zyrat rajonale të MOST-it për qytetarët do të jenë të hapura prej orës 10 deri orën 17:30 pasdite.

Për qytetarët të cilët do paraqiten në MOST do të ketë trajnim special, pastaj do të dërgohen nëpër vendvotime si vëzhgues.

Nga MOST theksojn se monitorues mund të bëhet çdo qytatar me të drejt vote, i cili duhet të jetë i paanshëm, të ndjek në mënyrë objektive procesin zgjedhor dhe të njoftojë për të rejat.




Be the first to comment

Leave a Reply