Mosrespektimi i karantinës, policia indiane godet qytetarët me shkop gome! (Video)




Gajtë ditës së djeshme India njoftoi izolimin në shtëpi të qytetarëve për 21 ditë si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit te 1,3 miliardë banorët e vendit. Policia në disa raste po i ndëshkon fizikisht shkelësit e këtij urdhri. Policia indiane ka nisur të përdorë forcën kundër atyre që nuk i binden urdhrit për të mos dalë pa arsye nga shtëpia në këtë kohë pandemie.Patrulla oficerësh të shpërndara nëpër vend bllokuan të enjten rrugët duke ndëshkuar çdo drejtues mjeti që qarkullonte pa motive mjekësore apo jetike. Shuplakat dhe goditjet me shkopinj gome ishin disa nga dënimet që u detyruan të durojnë disa prej kalimtarëve të pabindur.