Morina: Veseli dhe Haradinaj janë problemi i Kosovës




Analisti Bajrush Morina, thotë se një tërheqje e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt mund ta zhbllokojë situatën në të cilën ndodhet vendi. Madje ai thotë se Veseli dhe Haradinaj janë problemi i Kosovës.

“Problemi në Kosovë ka dy emra Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj”, ka thënë Morina, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, koalicioni PAN për dy muaj pas zgjedhjeve është deklaruar se i kanë numrat nevojshëm për krijimin e institucioneve, por që në fund sipas tij po dëshmohet e kundërta.

“Koalicioni fitues i PANka dalë humbës që na kanë shantazhuar që i kanë votat (kanë rrejtur) e kanë mashtruar vetveten”, ka pohuar ai në Info Magazine.

Zgjedhjet e 11 qershorit sipas tij kanë prodhuar një fitues – Lëvizjen Vetëvendosje, kurse katër parti tjera janë humbës, e që humbësit më të mëdhenj janë PDK dhe LDK.

Ai ka vazhduar më tej se të hënë e javës së ardhme nuk pret se do të gjendet një zgjidhje.

Për këtë ditë është thirrur që të bëhet vazhdimi i seancës konstituive. /Klan Kosova/




Be the first to comment

Leave a Reply