Momenti kur luftanija kineze për pak centimetra nuk përplaset me anijen e peshkimit (Video)




Një luftanije kineze për pak centimetra nuk është përplasur me një anije të peshkatarëve në kohën kur tajfuni Hato kishte prekur këtë zonë, që la të vdekur të paktën 10 persona.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur anija gjigante që përdoret për peshkim po lundronte në ujërat e Kinës, kur befasisht para saj u shfaq luftanija, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa kapiteni i luftanijes po mundohej të lëvizte prapa, anija e peshkimit humb kontrollon nga erëra e forta dhe dallgët e mëdha, dhe fillon të lëviz në drejtim të tyre dhe për pak centimetra nuk përplaset.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në anijen e peshkimit, ndërsa luftanija raportohet se ka vazhduar rrugëtimin pa ndonjë problem. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply