Molliqaj: 22 tetori do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se 22 tetori do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keq-qeverisur në komunat e Kosovës.

Molliqaj këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se VV do ta hapë nesër fushatën në Prizren, të përgatitur dhe të gatshëm për fitore.

Postimi i plotë:

Nesër e hapim fushatën në Prizren. Të përgatitur e të gatshëm për fitore si asnjëherë më parë.
Rezultati i 22 tetorit do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keqqeverisur në komunat e Kosovës për vite me radhë. Lëvizja jonë me kandidatët e saj, do ta merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, shumica prej tyre komunat më të mëdha të Kosovës.
Një gjë është e sigurtë: pas këtyre zgjedhjeve, ne do të qeverisim për më shumë se gjysmën e popullsisë së Kosovës
#meMendje e #meZemër. 




Be the first to comment

Leave a Reply