Mjekësia alternative pa atë tradicionale nuk është efikase




Një hulumtim i realizuar në SHBA zbuloi se përdorimi i metodave të mjekësisë alternative të diagnostikimit të hershëm të sëmundjes së kancerit, në krahasim me ata të metodave tradicionale të shërimit kanë dyfish më shumë rrezikshmëri të vdekjes brenda 5 viteve.

Hulumtuesit nga Universiteti Yale ekzaminuan të dhënat e databazës së kancerit në SHBA gjatë viteve 2004-2013.

Mësohet se 281 të sëmurë nga kanceri i gjirit, prostatës, mushkërive dhe i zorrës së trashë, të cilët kishin diagnostikim të hershëm në vend të metodave të trajtimit tradicional si operacionet, kimioterapia dhe radioterapia, zgjodhën metodat e mjekësisë alternative. Ndërkaq 560 të sëmurë nga kanceri me diagnostikime të ngjashme, kanë aplikuar në onkologji për t’u trajtuar me metodat e trajtimeve tradicionale.

Në fund të vlerësimeve u konstatua se të sëmurët nga kanceri të cilët kanë përdorur vetëm metodat e mjekësisë alternative si bimët, disa gurë që besohet se ofrojnë ushqime specifike dhe energji, në krahasim me ata që zgjodhën metodat tradicionale, kishin 2,5 fish më shumë rrezik të vdekjes në pesë vitet e para.

Të sëmurët nga kanceri i gjirit, të cilët kishin zgjedhur mjekësinë alternative në krahasim me ata që kishin zgjedhur trajtimin normal mjekësor, kishin 5,6 fish më shumë rrezik të vdekjes brenda 5 vitesh, të sëmurët nga kanceri i zorrës së trashë 4,5 fish më shumë rrezik, të sëmurët nga kanceri i mushkërive 2 fish më shumë se ata të mjekësisë normale.

Kryesuesi i ekipit hulumtues, eksperti i onkologjisë, Skyler Johnson, thotë se “Tani më kemi dëshmi që kohëzgjatja e jetës së të sëmurëve nga kanceri të cilët i zgjedhin metodat alternative të trajtimit është më e shkurtër se ata të cilët zgjedhin metodat tradicionale të trajtimit. Shpresojmë se ky informacion do të merret në konsideratë nga pacientët dhe mjekët”.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në buletinin e Institutit Kombëtar të Kancerit në Amerikë.




Be the first to comment

Leave a Reply