Mickovski: Votat e opozitës shqiptare vendimtare, kanë marrëveshje politike me LSDM-në




Mickovski i cili ka qenë në rolin e vëzhguesit në një vendvotim në komunën e Sarajit më sakt në Kondovë ka dhënë një simulim të numrave nga rezultatet në rrethin e parë dhe rezultateve të raundit të dytë duke thënë se 100% e votave të Blerim Rekës kanë shkuar për Stevo Pendarovskin.

Mickovski ka thënë se vendimtare kanë qenë votat e opozitës Shqiptare dhe ka akuzuar Aleancën dhe Besën për marrveshje politike me LSDM-në. Ndryshe,sot Maqedonia e Veriut zgjodhi Presidentin e parë me emrin e ri të shtetit dhe në 5 vitet e ardhshme Stevo Pendarovski do të jetë Presidenti i Maqedonisë së Veriut.