Meta dekreton datën e thirrjes së Parlamentit të ri




Kuvendi do të mblidhet në datën 9 shtator për të votuar qeverinë e re.

Presidenti i vendit Ilir Meta dekretoi të shtunën e 9 shtatorit në orën 10 për mbledhjen dhe zhvillimin e seancës së parë të parlamentit për legjislaturën e 9 të kuvendit të republikës së Shqipërisë.

në këtë mbledhje të parë ngrihet edhe këshilli i verifikimeve të mandateve, i cili ka për detyrë të verifikoj mandatet e deputete të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate, drejtimin si forcë të vetme të qeverisë të me kabinetin e tij të prezantuar 2 ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

partia demokratike është forca e dytë politike, opozita në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

Seanca e parë duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër i parlamentit të shipërisë në 27 vite pluralizëm. /Ora News.tv/




Be the first to comment

Leave a Reply