Mehmeti: Politikanët e paaftë i mbyllin partitë dhe i zaptojnë pozitat




Në komentin e fundit të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari i njohur Kim Mehmeti, komenton dukurinë që shpërfaqet edhe në këto zgjedhje vendore, që drejtuesit partiak të shëtisin nga njëri post në tjetrin, me çka partitë shndërrohen në ‘sekte’ të mbyllura politike dhe në ‘kompani’ profitabile për kryesuesit e saj.

Sipas Mehmetit, kjo ndodh shkaku se partitë e shqiptarëve të Maqedonisë nuk mbështeten mbi ndonjë ideologji apo interes kolektiv, por vetëm mbi ambiciet politike të atyre që i themelojnë ato. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Kim Mehmetit.

Partitë e shqiptarëve të Maqedonisë përfundojnë në ‘sekte’ të mbyllura politike ngaqë drejtohen nga individ të cilët interesin kolektiv e barazojnë me atë personal dhe të cilët, paaftësinë e vet e mbrojnë nëpërmjet mbylljes së partisë ndaj të gjithë atyre që nuk nënshtrohen lehtë! Andaj edhe ndodh kjo që duket sheshit në politikbërjen e shqiptarëve të këtushëm: drejtuesit ambicioz partiak të shëtisin nga njëri post në tjetrin, e anëtarësia e pashpresë, nga njëra parti në tjetrën!”, ka shkruar shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti në rrjetin e tij social./TopAl News/


 




Be the first to comment

Leave a Reply