Meda i bën bashkë në një tavolinë përfaqësuesit e PAN-it dhe VV-së (Foto)




Politikanë nga koalicioni PAN dhe nga Lëvizja Vetëvendosje sonte janë parë bashkë në një tavolinë në ahengun familjar, të organizuar nga këngëtari  Meda.

Kryetari i Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, deputeti i nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, deputeti i Nismës, Milaim Zeka  dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ishin ulur bashkarisht në një tavolinë në synetllëkun e djemve të Medës.

Është Milaim Zeka ai që në llogarinë e tij në Facebook, ka fotografi nga ahengu, duke bërë shaka me çështjen e votave për formimin e institucioneve.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

“Edhe sonte kemi ra ne hall: dy me dy! Nuk po i kemi votat. Rexhes po i tham hajde me ne, Shpendi po thote duhet me mendu, Rasimi po ju thote s keni çka me mendu, une po ju them qysh po e shoh Ramushin te gezueshem, garant i ka siguru numerat…

Te gjithe po knaqemi te Meda ne Feste familjare”, ka shkruar Zeka.

/Telegrafi/

 




Be the first to comment

Leave a Reply