Më 13 shtator seanca kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes




Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën 13 shtator seancën ndaj 4 deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do te paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për caktimin e seancës për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Aktakuza kundër deputetëve të Vetëvendosjes është ngritur në dhjetor të vitit 2015.

Sipas aktakuzës, “të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Për këtë vepër të pandehurit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016,

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply