Mbyllja e Ora News/ Historia përsëritet, si po e mbysin Rama dhe Veliaj fjalën e lirë




Ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhin në Shqipëri po rrisin tensionin politik, duke krijuar thuajse një terren të ngjashëm si vitin e kaluar. Reforma në Drejtësi, vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, por edhe situata e menaxhimit të koronavirusit po trazon politikën shqiptare.

Ndërkohë që vendi është në emergjencën e Covid-19, sot është zbardhur një urdhër i beftë dhe skandaloz i Inspektoriatit Shëndetësor, për mbylljen e sinjalit të RTV Ora News.

Ky vendim vjen vetëm një ditë pas gjobës së paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Pas mbylljes Agon Channel, kjo është hera e dytë në 30 vite demokraci që kërkohet t’i mbyllet sinjali një televizioni, që shpesh herë ka mbrojtur interesin publik duke qenë kritik ndaj qeverisë.

Duke folur mbi ngjarjen drejtori i Informacionit të RTV Ora, Brahim Shima shprehet:  Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg.

Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë”.

Duke marrë në konsideratë faktin që media të tjera kanë pasur më shumë se një të ftuar, apo realizuar emisione në kushte të ngjashme, duket se episodet janë përdorur si preteks për t’i mbyllur gojën një medie opozitare.

Erion Veliaj përsëri në skenë

Erion Veliaj i akuzuar pafundësisht si i përkëdheluri i mediave që i bëjnë fresk, ka kohë që ka humbur influencën e tij në raport me disa nga televizionet informative në vend.

Prej një kohe të gjatë ekrani i televizionit Ora News, nuk i ka rreshtur publikimet që nxirrnin lakuriq kreun e bashkisë së Tiranës. Para disa kohësh Ora News ka njoftuar kontraktimin e një firmë daneze e cila do të sjellë në Shqipëri një pajisje smart, me emrin Dynatest, që kontrollon cilësinë e rrugëve.

Në kronikat e Orës është lajmëruar kjo nismë e televizonit duke sqaruar se qëllimi është kontrolli i të gjitha rrugëve të Tiranës, me qëllim identifikimin e cilësisë dhe shkeljeve të mundshme nga ndërtuesit dhe institucionet.

Tentavia për mbylljen e televizionit të Ora News nxjerr në pah luftën që i bëhet fjalës së lirë dhe mediave kritike me qeverinë.

Çështja Becchetti dhe Agon Chanel dhe Sonila Meço në mes

Sulmi i Ramës ndaj medies së lirë nuk fillon me Ora News. Janë shumë medie të cilat si pasojë e presionit të qeverisë nuk mund tëe vazhdojnë aktiviteitn e tyre. Agon Channel është televizioni, mbyllja e të cilit i ka kushtuar vendit 140 milion euro. Edhe atë në rastin e Agon Channel gazetarja Sonila Meco dha lajmin për mbylljen e tij.

Gjithçka nisi një ditë, kur gazetarja Sonila Meço po prezantonte emisionin e mëngjesit. Ambientet e televizionit u mbushën me agjentë të qeverisë dhe u shkëput energjia elektrike./shekulli