Mbretëreshës Rania askush nuk mund t’i gjejë të meta: Edhe Melania do t’ia kishte lakmi! (Foto)




Në vend të maturantëve, në qendër të vëmendjes është gjendur mbretëresha shumë e bukur – shikoni përse.

 

I biri i madh i çiftit mbretëror jordanez dhe trashëgimtari i parë i fronit ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në Sandhurst, ndërkaq në ceremoninë e maturës kanë marrë pjesë prindërit e tij krenarë, motrat dhe vëllai i vogël.

Megjithatë, në vend të maturantëve, në qendër të vëmendjes është gjendur mbretëresha shumë e bukur Rania, e cila me veshjen e saj thjesht i ka ngazëllyer si shtetin e vet, ashtu edhe tërë botën.

Rania për këtë rast ka zgjedhur të veshë fustanin deri nën gjunjë, sipër të cilit ka pasur mantelin e përsosur që i rrinte bukur për shtati, modeli i të cilit ka theksuar figurën e saj të bukur, ngjyra e kuqe ka tërhequr shikimet e të gjithë të pranishmëve.

Diva elegante jordaneze këtë kombinim e ka plotësuar me sallonka të kuqe me taka dhe me çantë të zezë, ndërkaq shumicës me këtë veshje ia ka rikujtuar damën e parë të Amerikës, Melania Trump.

Ekspertët e modës janë pajtuar se stili i Ranias – thjesht është i përsosur, pra edhe nëse e ka kopjuar Melaninë, madje edhe ajo do t’ia kishte lakmi. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply