Maskë për fytyrën me banane




Një fytyrë e shëndetshme me shkëlqim ka shumë rëndësi për njerëzit e sidomos për femrat. Por për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe pa asnjë të metë, ju vjen një ndihmë një maskë me banane.

Gjithë çfarë duhet të bëni është të grini në frulator një banane, të shtoni gjysmë gote qumësht dhe gjysmë gote kos.

Këtë masë përziejeni deri sa të krijohet një masë homogjene, të cilën duhet ta aplikoni në fytyrë.

Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.

Më tej lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe herën e fundit me ujë të ftohtë.

Kjo maskë këshillohet që të praktikohet mesatarisht një herë në javë dhe do të shikoni direkt ndryshimin.




Be the first to comment

Leave a Reply