Mashtruan se janë policë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë




Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar dhe frikësuar qytetarët duke u prezantuar si pjesëtarë të Policisë.
Policia bën të ditur se tek të njëjtit gjatë bastisjes në veturë dhe shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të vogël, dy thika, dy helmeta me mbishkrimin “POLICE”, një maicë me mbishkrimin “POLICE” me një emblemë të Policisë së Kosovës, një armë e gjatë plastike, dy pistoleta plastike, një shënjestër me llaser dhe një pa llaser, një bombë plastike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje




Be the first to comment

Leave a Reply