Mançevski: Administratorët të paraqesin çdo presion në lidhje me zgjedhjet lokale




Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ju bën thirrje gjithë të punësuarve në administratën publike të reagojnë dhe të paraqesin çfarë do presioni lidhur me zgjedhjet lokale dhe premtoi se ministria menjëherë do të reagojë.

“Deri tani në ministri nuk ka arritur asnjë ankesë, por herët është të thuhet nëse do të ketë, pasi ka kaluar vetëm një ditë nga fushata”, tha Mançevski, përcjell Telegrafi .

Ai shtoi se para ministrisë që ai drejton qëndron një proces serioz i reformave në administratë, që të ndahet partia qeverisëse nga shteti.

Mançevski gjithashtu theksoi se janë rritur motivet për punë dhe është siguruar baraspeshë mes jetës profesionale dhe private.

 




Be the first to comment

Leave a Reply