Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë




Sportistja e njohur Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë duke fituar çmimin prestigjoz “Best Female Judoka Today” nga Shoqata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampiones Olimpike çmimi iu dha mbrëmjen e së dielës në Budapest, Hungari, përpara Kampionatit Botëror të Xhudos.

“Është një nder i madh që të jem këtu. Faleminderit që më keni mbështetur mua, Kosovën dhe Xhudon në Kosovë. Falë jush kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në Lojrat Olimpike vitin dhe kalur, si edhe kam fituar një medalje të artë,”-u shpreh xhudistja.

“Unë do të doja të falënderoja personin që më ngriti, më edukoi dhe më bëri kampion, trajnerin tim Driton Toni Kuka. Kam fituar Evropianin, Botërorin, Olimpiadën por ky çmim është mali im Everest, nuk mund të dëshiroj më shumë.”

Kampionati Botëror fillon më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 3 shtator, raporton Independent Balkan News Agency.




Be the first to comment

Leave a Reply