Majlinda Kelmendi feston ditëlindjen e 28-të




Vështirë të gjinden fjalë për ta përshkruar madhështinë e saj.Krenaria e Kosovës, ajo që i’a solli medaljen e parë të artë shtetit të saj, vendit me më pak se dy milionë banorë, sot feston ditëlindjen e 28-të, shkruan GazetaBlic.Një bagazh me medalje, të arta e të argjendta, në shumicën e vendeve që nuk na kanë njohur si shtet, janë vetëm disa nga të bëmat e mbretëreshës së xhudos, Majlinda Kelmendit.

Xhudistja nga Peja ka “detyruar” mediat më të mëdha botërore të shkruajnë për të dhe Kosovën e vogël, e ku në fund nuk mungonte asesi, shtrirja gjeopolitike e vendit tonë, pra, duke na u referuar, si një shtet i vogël, diku, në një cep të harruar të Ballkanit.Me shpresën se edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2020, krenaria jonë do ta thotë fjalën e saj, ne i urojmë 28 vjetorin e saj, me shpresën se do t’i bëjë 100 sosh në jetë, sepse në historinë tonë, ajo tashmë e ka shkruar emrin me shkronja të arta, që do të thotë se do të jetojë përgjithmonë, e ku gjeneratat e reja do ta njohin si “heroina e shtetit të vogël”, pikërisht në atë cep të harruar të Ballkanit.