“Ma dogjën shpirtin” ankohet tetovari se ka paguar 500 denarë për parkim në City Mall




Vetëm për 30 minuta kohë tetovari ka paguar 500 denarë, pasi ka humbur biletën që kishte hyrë në parkim. Sipas tij disa maqedonas para tij i ka liruar, edhe pasi ka tentuar t’ju tregojë edhe llogaritë fiskale që ka bërë në këtë kompleks, njofton TetovaSot.

Kam bërë pazar mbi 500 euro, e humba biletën që hyra dhe nuk më pranuan që të paguaj vetëm për një orë parkim. I luta ta hapin kamerën të shohin kur kam hyrë dhe kur jam kthyer edhe këtë mundësi nuk më pranuan, para meje ishte dikush tjetër atë e liruan, mua smë liruan vetëm pse isha nga Tetova” shprehet tetovari i nervozuar pasi ka paguar parkim 500 denarë.

Ndryshe kjo është një rregull në City Mall, nëse e humb biletën hyrëse atëherë paguan 500 denarë./TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply