Lulzim Basha: Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Ndërkombëtarët të mirëpritur për çdo rol!




Kryetari i PD, Lulzim Basha ka patur një komunikim me gazetarët para disa minutash nga ku i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe thirrjeve të ardhura nga ndërkombëtarët, për dialog politik. Nga biseda me gazetarët e cila nuk ka përfunduar ende deri në këto momente, Basha është shprehur dhe ka thënë se çelësi që e zgjidh krizën politike në Shqipëri është largimi i kryeministrit Edi Rama. Bashaka thënë gjithashtu se e mirëpret në çdo kohë angazhimin e ndërkombëtarëve për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare situatës së vështirë që po kalon vendi.

“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimn e tyre per zgjidhjen e krixzes politike ne vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati te epfshihen ne nje proces te vertete politik me ndihmën e partnereve tane nderkombetare per te zgjidhur kete krize dhe për t’u kthyer shqiptareve sovranitetit nga nje qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik.

Nje qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë më mundësi të marrë peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës. Parimet që udhëheqehin Europën do të jenë ato europiane. Precedentët nuk mungojne, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetem vullneti i atij qe mban peng vendin. Ky eshte qendrimi me driteshkruter qe nje politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ERTV”, ka thënë Basha.