Luftë? Uashingtoni i përgjigjet Koresë së Veriut




Pas deklaratave të Koresë së Veriut, se Shtetet e Bashkuara i kishin shpallur luftë vendit komunist, vjen edhe reagimi i Uashingtonit.

Zëdhënësi i Pentagonit Kolonel Robert Manning u tha gazetarëve sot: “Nëse Koreja e Veriut nuk i ndal veprimet e veta provokuese, ju e dini, ju siguroj se ne do t’i japim Presidentit opsionet që të merret me Korenë e Veriut”.

Më parë, zoti Trump ka premtuar të “shkatërrojë totalisht” Korenë e Veriut dhe të godasë vendin me “zjarr dhe tërbim”.

Sot Kina bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje dhe jo të “shtojnë zjarrit benzinë”.




Be the first to comment

Leave a Reply