LSDM: VMRO ka lënë kaos në shëndetësi, Qeveria po sanon dëmet




VMRO-DPMNE ka lënë kaos në shëndetësi, ndërsa Qeveria aktuale punon në sanimin e dëmeve, kumtoi sot LSDM.

“Qeveria e kryesuar nga LSDM i sanon dëmet nga kaosi që VMRO-DPMNE dhe Nikolla Todorov i kanë bërë në shëndetësi dhe shkaktuan dëm të shëndetit të qytetarëve. Në fokus të politikave të gabuara të VMRO-DPMNE-së 11 vjet ishin orekse kriminale të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të rij, e jo të qytetarëve”, thekson LSDM.

Sipas partisë, në vend të modernizimit të shëndetësisë, me shpenzimin e pa matur dhe kriminal të parave VMRO-DPMNE i ka lënë klinikat në borxhe, pa kushte elementare, me deficit të specialistëve, çative që rrjedhin, me pajisje të papërdorshme.




Be the first to comment

Leave a Reply