LSDM: VMRO-DPMNE përhap lajme të rreme për kandidatët e LSDM-së, në frikë nga dështimi zgjedhor




LSDM përmes një kumtese për media sot akuzon se VMRO-DPMNE përhap lajme të rreme për kandidatët e partisë qeveritare, në frikë nga dështimi në zgjedhje.

“Në mungesë të ideve dhe frikës nga dështimi zgjedhor pa sukses përpiqen t’i manipulojnë qytetarët”, theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, Zoran Marin në vitin 2009 ka pasur aksident trafiku, por faktet janë plotësisht ndryshe nga lajmet e rreme të VMRO-DPMNE-së.

“Rasti ka përfunduar me aktvendim gjyqësor në të cilin qëndron se edhe dy pjesëmarrësit në ngjarje janë fajtorë për aksidentin. Konform vendimit gjyqësor dy personat të cilët kanë marrë pjesë në kundërvajtje kanë pasur përgjegjësi të njëjtë dhe me rregull e kanë paguar gjobën deri në 26.000 denarë. Zllatko Marin nuk është dënuar për asgjë dhe për këtë ka parashtruar konfirmim përkatës”, shtohet në kumtesë.

Për dallim nga kjo qasje ligjore dhe përgjegjëse, bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, Alen Zekirov dhe Dejan Mitrevski – Urko kanë vrarë njerëz me motorë dhe nuk janë përgjigjur.

“Ka kaluar koha e shkeljeve të ligjeve kur shtypeshin njerëzit nëpër rrugë, e askush nuk përgjigjej për këtë. Vjen një pushtet përgjegjës, i cili i respekton ligjet dhe ato vlejnë për të gjithë njësoj”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.




Be the first to comment

Leave a Reply