LSDM: Pensionet rriten, OBRM-PDUKM-ja del me propozime hipokrite




Në reagimin e tyre ndaj konferencës për shtyp të Antonio Milloshoskit nga OBRM-PDUKM në lidhje me propozim-ligjin e tyre për rritjen e pensioneve, nga LSDM-ja thonë se këto janë sjellje dhe propozime hipokrite të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tregues i asaj se OBRM-PDUKM aspak nuk është kujdesur për pensionistët janë borxhet e fondit të SPIM dhe fakti që Qeveria paraprake në buxhet nuk kishte paraparë mjete për rritjen e pensioneve. Në vend të kësaj partia ka menduar vetëm për dëshirat kriminale të Nikolla Gruevskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Qeveria e re e ka korrigjuar padrejtësinë ndaj pensionistëve me zbatimin e harmonizimit ligjor të pensioneve në përputhje me rritjen e harxhimeve për jetesë dhe rritjen e pagave. Në bazë të kësaj, thonë nga partia qeveritare, pensionistët do të marrin 2.160 denarë shtesë për vitin 2017, për pension mesatar./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply