LSDM: Konfirmim për suksesin e masave ekonomike është rritja e numrit të punëtorëve në industri




Lajme të rreme janë informacionet që VMRO-DPMNE-ja i plason në opinion për njëfarë ulje të prodhimtarisë industriale.

Edhe krahas krizës politike, e cila u prolongua nga bllokadat e VMRO-DPMNE-së, me të cilat penguan trasfer të qetë të pushtetit, prodhimtaria industriale këtë vit është pothuajse në nivel identik të krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar që ka të bëjë me masat dhe politikat e qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja, që i ndërmori për stabilizimin e ekonomisë.

Konfirmimi i vërtetë për suksesin e masave ekonomike që i zbaton Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja është rritja e numrit të punëtorëve në industri, e cili për muajin gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit 2016 është rritur për 3,1%. Për tetë muajt e parë ky vit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i punëtorëve në industri është rritur për 1,3%.

Ekonomia po lëviz dhe rezultatet e para janë të dukshme.

Më 15 tetor qytetarët do t’i porositin numrat që do të shënojnë ulje dhe humbje të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit për shkak të shkatërrimit prej disa dekadave të ekonomisë që ata e kanë zbatuar.




Be the first to comment

Leave a Reply