LR-PDSH zyrtarisht emërtohet Aleanca për Shqiptarët




Në bazë të vendimit të Kuvendit Qendror të LR PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy Kongreseve, si dhe pas përfundimit të procedurave juridike, bazuar në kërkesën e kuvenendarëve, të cilët në mënyrë unanime përkrahën emërtimin e ri të subjektit politik tani më me emrin: Aleanca për Shqiptarët.

Kjo u bë e ditur në komunikatën e kësaj partie.

“Po ashtu në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, u bisedua edhe për zgjedhjet lokale, si dhe mundësitë e koalicionimeve me subjektet tjera politike që për qëllim do të kishte ndryshimin e aspektit të menaxhimit të Komunave për të mirën e qytetarëve si dhe mundësitë që Aleanca për Shqiptarët të fitojë sa më shumë Komuna urbane dhe rurale”, thekson kjo parti.




Be the first to comment

Leave a Reply