Lëvizja BESA gati për në Qeveri, Kasami po jep sinjale




Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, është shprehur se për ta më i rëndësishëm është pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni, se pozicionet ministrore që mund të ju ofroheshin. Kasami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në pyetjen se a kanë ambicie që të marrin Ministrinë e Shëndetësisë, pasi ka ca kohë që tashmë është pa kryesues, ai tha se as që e kanë menduar një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi menduar për atë pozicion, në frymën e e saj që thash, para se të mendojmë për pozicione ministrore, ne mendojmë për kursin e shtetit, për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni, por jemi të sigurt se në komunikim me kryeministrin dhe kur do të uleshim për të biseduar për çfarëdo lloj pozicionesh të Besës në qeverinë e ardhshme, fillimisht do të bisedonim për kursin dhe pastaj për resorët, të cilët BESA do t’i merrte”, ka deklaruar Kasami.

Më tej duke folur rreth veprimeve të Qeverisë së re, ai ka thënë se është e rëndësishme që Qeveria të tregohet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe të pastroj të gjitha njollat e zeza që kanë ngelur nga qeveria e kaluar.




Be the first to comment

Leave a Reply