Lajm i keq për dembelët, punët e shtëpisë të mbrojnë nga sëmundjet




Punët e shtëpisë janë një mënyrë e mirë për të qëndruar sa më larg sëmundjeve të ndryshme.
Punë të tilla si zierja, hekurosja, pastrimi, larja dhe punët e tjera të shtëpisë reduktojnë dukshëm rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit.

Studime të shumta kanë treguar se ushtrimet e moderuara, noti ose vrapimi te personat më të moshuar reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit dhe nga sëmundjet e tjera të dementias.

Ndërkohë për të gjithë personat të cilët nuk e ndjejnë vetën të fuqishëm për të bërë aktivitete të tilla është e rëndësishme që të merren me punët e shtëpisë.

Shkencëtarët nga spitali universitar Rush kanë kërkuar nga 716 vullnetarë, të moshës mesatare prej 82 vjeç, që tri vjet të mbajnë pajisjen e vogël e cila regjistron aktivitetin e tyre të përditshëm. Para fillimit të eksperimentit të gjithë vullnetarët është dashur të zgjedhin testin e dizajnuar për matjen e funksioneve kognitive, si kujtesa dhe të menduarit.

Tre vjet më vonë, nga Alzheimeri janë sëmurë 71 vullnetarë, ndërsa hulumtuesit thanë që rezultatet e studimit kanë treguar që ata që kanë qenë më së paku aktiv kanë shanse dyfish më të mëdha që tek ata të zhvillohet sëmundja neurodegjenerative.

“Studimi ynë tregon që ushtrimet, por edhe aktivitete tjera ditore si zierja, larja e enëve dhe pastrimet kanë lidhje direkte me rrezikun më të vogël nga sëmundja e Alzheimerit.

Këto rezultate le të jenë nxitje për njerëzit më të moshuar, që nuk mund të bëjnë ushtrime formale, që të jenë më aktiv në jetën e përditshme”, ka thënë dr. Aron Buchman, udhëheqësi i studimit.




Be the first to comment

Leave a Reply