Kush janë ANTIFA? Grupi “amorf” që sfidon fashistët dhe neo-nazistët




Këtë fundjavë në Charlottesville, Virxhinia, grupet neo-naziste që protestuan për heqjen e statujës së Robert Lee u përplasën me një koalicion kundër-protestuesish të përbërë nga liberalët, aktivistët dhe grupet “Antifa”.

Këta të fundit janë ndoshta edhe më pak të kuptuarit.

Kush janë Antifa dhe prej nga vijnë ata?

Vetë fjala Antifa i ka rrënjët në Aksionin Anti-Fashist, një emër i përdorur nga lëvizjet politike europiane në vitet ’30.

Këto grupe, veçanërisht në Gjermani, ishin një përpjekje e dështuar e të majtës për t’u bashkuar kundër kërcënimeve të fashizmit dhe nazismit.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe kaosi i Gjermanisë së pushtuar e ringjalli këtë grupim si një aleancë të organizuar të socialistëve dhe komunistëve që iu vunë pas nazistëve të shquar dhe u angazhuan në aktivizëm politik, përpara se të shtypeshin nga fuqitë pushtuese.

Antifa u rishfaq në fund të viteve ’80 në Europë, veçanërisht në Gjermaninë Lindore, pasi rrjetet e aktivistëve radikalë u bashkuan kundër lëvizjeve neo-naziste dhe të ekstremit të djathtë.

Dekada gjithashtu shënoi hyrjen e Antifa-së në skenën amerikane në formën e Aksionit Anti-Racist, që çoi më pas në krijimin e të tjera grupeve anti-naziste përqark vendit. Teksa grupet e para të Antifa-së i bazuan veprimet dhe retorikën e tyre në aktivizmin politik, grupet e mëvonshme u organizuan për të luftuar në rrugë.

Organizimi i Antifa-së ose mungesa e tij nuk siguron një hierarki apo platformë qendrore dhe çdokush mund ta marrë titullin dhe të themelojë një degë lokale.

Karakteri i decentralizuar i Antifa-së dhe mungesa e bazës teorike është tërheqëse për të gjithë “anti-fashistët” por gjithashtu vështirëson përcaktimin e saktë se çfarë ata kundërshtojnë. Ata zakonisht dënojnë racizmin, seksizmin, homofobinë dhe shpesh kapitalizmin. Disa janë anarkistë.

Por një tipar përcaktues i Antifa-së është se ata kanë për qëllim të kundërshtojnë fashizmin “me çdo mjet të mundshëm”, përfshi këtu edhe përdorimin e dhunës. Kjo sjell protesta të dhunshme dhe përplasje me policinë ose ekstremistët e krahut të djathtë.

Nuk ka ende prova që protestuesit e Antifa-së ishin ata që nxitën dhunën në Charlottesville gjatë fundjavës.

Dhe grupe të tilla nuk janë aq të përhapua sa duket. Mungesa e koordinimit dhe mbështetja e dhunës dëmton imazhin si një lëvizje masive.

Në Amerikë, lufta e tyre e vazhdueshme me të djathtën alternative ka sjellë më shumë publicitet për supremacistët e bardhë dhe nacionalistët, ndërkohë që ka bërë shumë pak për të çuar përpara kauzën e tyre disi të paqartë.

Impakti më i madh i grupeve amerikane të Antifa-së ka qenë hapja e debatit për fjalën e lirë. Sidoqoftë, pa Antifa-në dhe aleatët e tyre, grupet e së djathtës alternative dhe neo-nazistët do të marshonin të pashqetësuar në rrugët e Europës dhe Amerikës. /oranews/




Be the first to comment

Leave a Reply