Kush i mbulon shpenzimet e qeverisë në mbledhjet që bën jashtë Tirane?




Që kur Edi Rama fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, doli me moton: Të qeverisim me popullin.

Dhe në kuadër te kësaj, në prezantimin e ministrave te rinj, njoftoi se qeveria do te udhëtonte një herë në muaj në një nga qytetet e vendit tonë.

Kryeministri, këtë risi, e justifikoi me qëllimin që qeveria, dhe konkretisht ministrat, të jenë më pranë qytetarëve.

Po ashtu, Rama pretendon se kështu edhe ministrat do të kenë kontakte me drejtoritë përkatëse, ku do të shohin më nga afër punën e tyre.

Por, përtej iniciativës të mirë në dukje, ajo çfarë ende nuk bëhet e qartë, është se kush i mbulon shpenzimet e qeverisë në dy ditë që qëndrojnë atje.

Zhvendosja e një qeveria të tërë, njëkohësisht, kërkon angazhimin e gjithë ministrive, duke bërë që një numër shumë i madh zyrtarësh të lëvizin nga Tirana në drejtim të qytetit ku Rama ka përzgjedhur për të qëndruar dy ditë.

Po ashtu, është e paqartë se nëse ministrat dhe zyrtarët e tjerë marrinë dieta, pasi i gjithë aktiviteti i tyre bëhet nga e premtja pasdite deri ditën e diel.

Ende nuk dihet se kush paguan drekat e darkat, që ministrat shtrojnë me drejtorët vendorë që kanë nën varësi.

Mbledhjet e qeverisë që janë zhvilluar deri tani, përkatësisht në Vlorë, Dibër dhe Shkodër, nuk është se kanë sjellë ndonjë përmirësim në jetesën e qytetarëve.

Ama, duhet thënë, se propaganda e Edi Ramës në takimet që ka pasur gjatë aktiviteteve në këto qytete ka qenë me doza të larta.




Be the first to comment

Leave a Reply