Kur do të mbahen zgjedhjet? Përgjigjet Bujar Osmani




Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani përsëriti qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim se çështja e zgjedhjeve për ta është dytësore lidhur me për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Sipas Osmani, vendimi nëse duhet të ketë zgjedhje duhet të merret nga ekspertët e Komisionit për sëmundje infektive.

“Do ta citoj Ahmetin, i cili tha se ne jemi në luftë, dhe në luftë, vendimet merren nga gjeneralët. Në luftën tonë, gjeneralët janë mjekët dhe epidemiologët dhe ata duhet të vendosin për hapat e mëtejshëm strategjik. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, por vendimi duhet të merret nga Komisioni dhe ekipet e ekspertëve, duke marrë parasysh faktin nëse procesi zgjedhor do të ndikojë në pandeminë dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas pranim-dorëzimit të sotëm të donacionit nga Austria.