KUJDES! Nëse e shihni këtë pajisje, mos e fusni kartën në bankomat! (VIDEO)




Kjo është pajisja Skimmer Card, e cila iu bllokua bullgarit Victor Eftimov mesditën e të dielës në bankomatin e një banke të nivelit të dytë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Siç shihet edhe me pamje, pajisja ka përafërsisht formën e bakomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj.

Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar të një klienti, të cilit i janë vjedhur të dhënat. Për këtë qëllim shërben një pajisje tjetër për prodhimin e kartave të bankave që posedohet nga keqbërësit.

Ky është bankomati i bankës se nivelit të dytë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u kap bullgari Viktor Eftimov.

Ai u kap në momentin që po hiqte pajisjen Skimmer nga bankomati.

I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet.

Pas ndalimit, Eftimov iu tha se e kishte blerë pajisjen Skimmer në tregun Çam. Por ky version nuk është besuar nga policia, e cila ka vënë re se pajisja ishte artizanale dhe se nuk ishte parë më parë në Shqipëri.

Bashkëpunëtor i Eftimovit u shpall në kërkim nga policia. Athanas Malev 25 vjeç, pas kërkimeve të oficerëve të krimeve, u zbulua se ai kishte kaluar në drejtim të Kosovës nga Morina. /Tv Klan/




Be the first to comment

Leave a Reply