Kryetari i FR-së Useini: Ja suksesët e Lëvizjes BESA në momentet më të rëndësishme për vendin!




Lëvizja BESA tashmë disa herë rradhazi po jep leksione të politikbërjes në RMV në veçanti në kampin Shqiptarë, në vitin 2018 me rastin e shpalljes së referendumit, për hirë të proceseve eurointegruese BESA përkrahi fuqishëm referendumin.

Në rastin e ndryshimeve kushtetuese arriti që të menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme ndryshimet kushtetuese pozitive, me theks të veçantë në të mirë të Shqiptarëve. Edhe pse në këtë proces asnjë parti Shqiptare nuk e përkrahi Lëvizjen BESA po përsëri falë kryetarit Bilall Kasami i cili qëndroj stoik në një situatë të vështirë dhe me presione nga të gjitha anët arriti në rezultatin e dëshiruar.

Këtë qëndrim më së miri arritën ta mbrojnë me dinjitet në Kuvend dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli ku për herë të parë opozita Shqiptare arrinë marrëveshje dinjitoze me qeverinë.
Falë gjithë këtij angazhimi të Lëvizjes BESA, u arrit:

1. Shtetësia për shqiptarët garantohet;
2. Në letërnjoftime do qëndroj SHQIPTAR;
3. Diasporën shqiptare nga Maqedonia e futëm në Kushtetutë;
4. Nuk e mbyllëm kapitullin për të drejtat e shqiptarëve;
5. Lëvizja Besa vulosi ardhmërinë e Maqedonisë Veriore në NATO.

Lëvizja BESA edhe në Zgjedhjet Presidenciale tregoj mençurinë e saj politike, në raundin e parë masovikisht ishte përkrahë një kandidature Shqiptare, në mbështetje të Prof. Dr. Blerim Reka i cili me programën e tij “Reka për Republikën” ndër shumë tjerash ishte edhe Pro proceseve eurointegruese.

Në raundin e dytë fatëkeqësisht nuk arriti që të jetë garues Prof. Reka edhe pse kishte rezultat fitues në komunat Shqiptare.

Lëvizja BESA me artikulimet e saja politike që çdoherë i bënë në dobi të shtetit, në të mirë të shoqërisë, në favor të Shqiptarëve, tregoj pjekuri politike dhe se është parti serioze.

Duke mos dashur që të bllokohen proceset për në Nato dhe BE, ashtu siç dëshiron edhe çdo Shqiptarë, bëri thirrje që të dilet masovikisht në votime, diferenca në numra u pa nga rezultati i mbrëmshem ku edhe u shpallë fitues kandidati i cili do të vazhdojë rrugën drejt Nato-së dhe EU-së, Stevo Pendarovski.

Karta e patriotizmit përdoret aty ku duhet dhe aty ku fitohet diçka për Shqiptarët e jo aty ku i shkon në favor dui-të dhe vmro-së.

Se kush më kë është u pa shumë qartë dhe një gjë u vulosë se Lëvizja BESA është Pro Shqiptarëve, Pro Nato-së dhe BE-së.