Kocijançiq kërkon nga qeveria të sigurojë kushte për zgjedhje të lira në Maqedoni




Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, kërkon nga Qeveria aktuale e Maqedonisë dhe gjithë institucionet tjera të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira.

“Para zgjedhjeve lokale në vend, ikurajojmë gjithë përfaqësuesit e partive politike të sillen me përgjegjësi. Gjithashtu ju bëjmë thirrje gjithë institucioneve të sigurojnë kushte për proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm, që do t’ju mundësojë gjithë qytetarëve të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, theksoi Kocijançiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Brukseli insiston në mbajtje të zgjedhjeve fer dhe demokratike, në të cilin gjithë pjesëmarrësit do të kenë kushte për garë zgjedhore fer dhe demokratike.

Pasi filloi fushata zgjedhore ka pasur disa thyrje të shtabeve partiake, ndërsa u sulmua edhe kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram.




Be the first to comment

Leave a Reply