Kishin mbetur në det, policia e Sarandës shpëton dy turistë të huaj




Policia Kufitare Sarandë i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj tek vendi i quajtur Pema e thatë në Ksamil.

“Policia Kufitare eshte njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det. Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.”

Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policise ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetsja Sh.A, 22 vjeçe.

Policia Kufitare shoqeroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shendetësore.

Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.




Be the first to comment

Leave a Reply