Kështu u mashtruan mediet me “arrestimin” e ish-pjesëtarit të UÇK-së




Lajmi i raportuar sot nëpër portalet kosovare për arrestimin e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Gjakovë, B.V., del të jetë i rremë.
Lajmi i raportuar sot nëpër portalet kosovare për arrestimin e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Gjakovë, B.V., del të jetë i rremë.

Policia e Kosovës konfirmoi për Kallxo.com se nuk ka arrestuar asnjë person sot në Gjakovë.

E tëra duket të jetë një shaka mes shokëve që ka ndodhur në oborrin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila më vonë u prodhua në lajm për portalet kosovare.

Burime të Kallxo.com thonë se në shaka, shokët e B.V. e kanë marrë atë nga oborri i gjykatës “kinse me zor” për të shkuar për peshkim.

“Nuk ka ndodhë një arrestin i tillë, është vetëm dezinformatë. Policia e Kosovës i inkurajon qytetarët që për informacione të tilla t’u referohen vetëm burimeve zyrtare dhe të mos bien pre e dezinformatave”, tha për Kallxo.com, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti, përgënjeshtroi lajmin e dhënë se një person është arrestuar brenda rrethojave të objektit të Gjykatës.

Në bazë të informacioneve nga sigurimi dhe kamerat e sigurisë, nuk figuron të jetë arrestuar dikush brenda gjykatës. Të paktën jo i lidhur në pranga, ashtu siç është raportuar”, tha Durguti për Kallxo.com.




Be the first to comment

Leave a Reply