KESH blen energjinë për shtatorin




Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) bleu 115 mijë megavat energji elektrike, përmes kredisë së dhënë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi mesatar i blerjes rezultoi 62.33 euro për megavat, duke bërë që KESH të shpenzojë rreth 7.2 milionë euro.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave renditi ofertat duke nisur nga çmimet/njësi më të ulëta dhe kapacitetet përkatëse deri në sasinë e kërkuar nga KESH dhe i dërgoi Bankës Botërore Raportin e Vlerësimit të Ofertave për dhënien e miratimit ”no objection”, sipas përcaktimeve të bëra në Manualin e Operimit. Në datën 24 gusht 2017, Banka Botërore dërgoi miratimin e saj”no objection””, thuhet në njoftimin zyrtar të KESH-it.

Energjia do të përdoret për të përballuar konsumin e muajit shtator. Në dy muajt e fundit, vendi ka importuar mbi 52 milionë euro energji elektrike nga jashtë. Paralelisht me KESH-in, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tender për të blerë një sasi tjetër prej 274 mijë megavat, që do të përdoret po për muajin shtator. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply