Kasami uron muajn e Ramazanit




Urime muaji i shenjtë i Ramazanit.

Duke ju uruar nga zemra që ky muaj i sakrificës, i paqes dhe i solidaritetit, të jetë i lehtë dhe i pranueshëm tek Zoti. Këtë muaj që është i veçuar nga muajt e tjerë, ta shfrytëzojmë për të bërë lutje, për t’i ndihmuar të varfërit dhe për të rritur besimin dhe dashurinë ndaj të afërmve si dhe dashurinë ndaj Krijuesit.

Dhashtë Zoti që ky muaj i shenjtë të shërbejë edhe në rritjen e harmonisë familjare dhe për tejkalimin e të gjitha pengesave apo keqkuptimeve mes njerëzve!

Ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!, shkruan Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa./TopAlNews/