Kasami dridh tetovarët me projektin për qytetin e Tetovës




Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës ka prezantuar mega projektin për ndërtimin e një lagjeje të re urbanistike në hapësirat e Kazermës së qytetit të Tetovës me të cilën do të ndryshohej krejtësisht pamja në këtë hapsirë, gjegjësisht do të shndërrohet në një pamje grandioze europiane. Qytetarët e Tetovës kanë mbetur të mahnitur nga projekti që ka prezantuar Bilall Kasami, duke i dhënë mbështetje maksimale këti vizioni për Tetovën që ata dëshirojnë ta shohin.

Kasami ka marrë fjalë miradie nga shumë qytetarë që janë të zhgënjyer nga kryetarja e tanishme, Teuta Arifi. Ata i kanë bërë me dije Kasamit që dëshirojnë me ngulm ndryshime në Tetovë, përveç infrastrukturës, duan ajër të pastër, gjë që Arifi nuk ka mundur të zgjidhë problemin në fjalë.

Kreu i Lëvizjës BESA, Bilall Kasami ka shpalosur edhe projektin e tij për sheshin e Tetovës nëse i fiton zgjedhjet lokale.

Ky projekt parashikon rrugë nëntokësore në pjesën ku tash është sheshi, 180 vendparkime nëntokësore, sipërfaqe gjelbërimi, fontanë në mes të sheshit, amfiteatër. Sipas anketave që po qarkullojnë në mediumet, Kasami ka marrë dritë jeshile për këto projekte nga tetovarët dhe kjo u pa edhe në konventën e Lëvizjes BESA në Tetovë ku edhe përskaj shiut të madh, sheshi i Tetovës ishte i stërmbushur për të dëgjuar nga afër sqarimet e Kasamit për projektet në fjalë.

Bilall Kasami pritet të korrë fitore bindëse ndaj kryetares aktuale Teuta Arifi e cila ka qenë cak të kritikave nga ana e qytetarëve tetovarë, e sidomos lidhur e ajërin e ndotur që ka mbizotëruar në Tetovë gjatë mandatit të saj katër vjeçarë. Fitorja e Kasamit në Tetovë bazohet edhe në atë se historikisht në Tetovë asnjë kryetar nuk ka mund të fitoj dy mandate me rradhë.

Më poshtë keni projektin e Kasamit për ndërtimin e një lagjeje të re urbanistike në hapësirat e Kazermës së qytetit të Tetovës




Be the first to comment

Leave a Reply