Kandidati i BDI-së për Zhelinën, Fatmir Izairi prezantoi programin zgjedhor




Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi gjatë prezantimit të programit zgjedhor tha se vizioni ynë i përbashkët për Komunën tonë, Komunën që duam, është përmirësimi i mirëqenies dhe cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve, të tanishëm dhe të ardhshëm.

“Një komunë model, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mjedis të pastër dhe të sigurt, cilësi jete më të mirë dhe me një qeverisje lokale që në qendër ka banorin.

Ne përpara jush paraqitemi me një ofertë konkrete dhe objektivat e programit tonë janë:

Zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm për më shumë punësime;

Infrastrukturë moderne rrugore;

Ujë të pijshëm për çdo shtëpi;

Rrjet kanalizimi për çdo vendbanim;

Arsim cilësorë me infrastrukturë shkollore bashkëkohore;

Gjallërim i jetës sportive;

Mjedis të pastër dhe të shëndetshëm;

Jetë më cilësore për të gjithë;

Qeverisje transparente dhe Administratë profesionale në shërbim të çdo banori

Dy janë shtyllat kryesore:

Zhvillim ekonomik dhe urban, infrastruktura dhe mjedisi;

Mirëqenie sociale dhe individuale.

të prezantuara në programin tonë, mbi të cilat do të qëndrojë strategjia jonë për

realizimin e objektivave tona të përbashkëta.”, tha Izairi.

Ai më tej tha se pikat kryesore për katërvjeçarin e ardhshëm tëqeverisjes janë: “Mbi 18 milion € investime në total, 8.1 milion € investim në kanalizim dhe ujësjellës,Rrjet kanalizimi për 7 vendbanime të Dervendit, Ujë të pijshëm për çdo shtëpi, 6 milion € investime në infrastrukturën rrugore, 2.8 milion € investime në arsim dhe sport, 2 shkolla të reja, 6 shkolla të rikonstruktohen, 2 salla sporti, 2 kënde lojërash, 1 çerdhe për fëmijë

1.4 milion € investime në mjedis, përkujdesje sociale dhe shëndet.

Përveç kësaj, në nivel të rajonit të Pollogut do të jemi këmbëngulës që të implementohet ligji për zhvillim të barabartë rajonal dhe kështu të realizohet ujësjellësi rajonal për furnizim me ujë Sharri për katër komunat: Vrapçishtit, Bogovinës, Bërvenicës dhe Zhelinës në një vlerë prej 12-15 milion €  , pasi kjo është imperative I shekullit në të cilën jetojmë, theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës.

Ky program do të jetë udhërrëfyesi, forca dhe busulla jonë gjatë udhëtimit katër vjeçar të qeverisjes sonë të ardhshme., u shpreh Izairi

“Bashkë folëm për ndryshimin dhe bashkë e bëmë ndryshimin. E kërkojmë mbështetjen dhe votën tuaj, jo vetëm për shkak të respektit për një punë të nisur, por edhe si shprehje e bindjes se vetëm duke na e rikonfirmuar besimin, puna e nisur mund të vazhdojë dhe të përfundojë.

Të ecim bashkë në rrugën e nisur! Për Komunën që duam! Për ndryshimin që njohim”, theksoi në fund të pres konferencës, Fatmir Izairi.




Be the first to comment

Leave a Reply