Kandidati i BDI-së për Çairin, Visar Ganiu mbledh rreth vetës njerëz intelektual




Kandidati i BDI-së për komunën e Çairit, Visar Ganiu shihet tejet i pranishëm në këtë komunë. Siç mësohet ai tani më ka filluar një bashkëpunim të madh me intelektualët e Çairit ku tani më i ka rreth vetës për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në dobi të projekteve kapitale për Çairin.

Ganiu është edhe i përzgjedhuri direkt i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për të promovuar edhe ndryshimin dhe referoma në degën e BDI-së në Çair.

Ganiu që nga dita e kandidimit për kryetarë komune, gjithashtu shihet edhe me të rinjtë që janë fryma e kësaj komune, ku së bashku do me intelektualët dhe të rinjtë do të jetë numri një i kësaj komune.

Ndryshe me 15 tetor, Visar Ganiu do të përballët me tre kandidatët tjerë të partive politike shqiptare atë të BESËS, ASH-së, dhe PDSH-së./TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply