Kadri Veseli hap fushatën zgjedore të PDK-së në Prishtinë




Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit në Prishtinë bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj.

Veseli ka përmendur të gjitha komunat dhe kandidatët e komunave të tjera dhe është shprehur i bindur për fitore.

Ai pret një fitore te fuqishme të “Forcës së Ndryshimit” në komunat ku kandidon PDK, duke përmendur Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, dhe Prishtinën, njofton Klan Kosova.

Lideri i PDK-së po ashtu përmendi Suharekën ku pret fitore të thellë.

Veseli nuk la pa përmendur as Kamenicën, Dragashin, Vitinë, Kaçanikun dhe tha se dot luftojnë denjësisht dhe ta fuitojnë edhe Hanin e Elezit.

Ndërkaq në Vushtrri, ai pret që PDK ta vazhdojë traditën e fitoreve, ashtu sikurse edhe në Shtime.




Be the first to comment

Leave a Reply