Jozefina Topalli për Bashën: Është hipokrit, tradhtoi PD-në




Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka analizuar kushtet e Lulzim Bashës duke i cilësuar si hipokrizi dhe tradhti ndaj PD-së duke e nisur nga kërkesa e tij e parë për reformimin e sistemit politik.

 

“Sistemi politik nuk reformohet përmes reformës zgjedhore, ai reformohet përmes reformës së klasës politike, d.m.th të partive politike; që do të thotë përmes rritjes së demokracisë, të zbatimit të statutit; gjëra të cilat nuk kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në të cilën ka drejtuar Lulzim Basha“.

Topalli shprehet kundër aplikimit te teknologjisë në zgjedhje duke i kërkuar Bashës të sqarojë demokratët se çfarë fshihet pas këtij kushti të përmendur disa herë gjatë këtij viti nga Basha.

“Herën e parë e filloi si betejë, bëri gjoja, ngriti çadrën, tradhtoi çadrën, bëri marrëveshjen dhe humbi zgjedhjet me minus 230 mijë vota.

Tani pyetjet që ai duhet t’u sqarojë demokratëve është; e para, ai me votimin elektronik kërkon që të heqë kontrollin politik, kontrollin e demokratëve mbi procesin zgjedhor? Është pyetje e rëndësishme që ua ka borxh demokratëve. Gjë që do të thotë se ai nuk i beson sistemit të kontrollit partiak, por i beson firmave private qoftë kjo e Beqjas apo kunatit? Është pyetja e dytë të cilës ai duhet t’i kthejë një përgjigje.

Dhe e treta, do të vazhdojë ai kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtar që dëshmojnë dështimin e një sistemi të tillë në vende të tjera, edhe të kontinenteve të tjera, edhe brenda kontinentit tonë, si dikur Enver Hoxha që dikur me shpatë në dorë çante rrugën drejt socializmit?”, ka thënë Topalli për “Vizion Plus”.

Në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe idesë se shprehur me herët nga Basha për një sistem mazhoritar topalli akuzon kreun e PD-së se kërkon një sistem i cili dëmton demokratët dhe i jep peshë krimit e parave të pista.

“Nëse sistemi ka qenë mazhoritar dhe ka kaluar në proporcional, cilat kanë qenë arsyet që e kemi bërë një gjë të tillë? Apo në projektin e tij synon që të bëjë marrëveshje me krimin, grupet kriminale dhe paratë për të marrë kolegjet zgjedhore? Apo kërkon që të reduktojë Partinë Demokratike vetëm në 5 karrige në parlament? Besoj që ua ka për borxh demokratëve që ta sqarojë edhe një gjë të tillë“, thekson Topalli.

Për Topallin hipokrizi është edhe kërkesa e Bashës për një sistem i cili zvogëlon kompetencat e kryetarit ne hartimin e listës.




Be the first to comment

Leave a Reply