Ja kush janë të arrestuarit sot nga aksioni policor në Maqedoni




Udhëheqës të sektorëve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ndihmës të emëruar si kryetarë të Komisioneve për vlerësim rerth konkurseve publike për dhënie me qira të tokës shtetërore janë në mesin e të dyshuarve dhe arrestuarve gjatë aksionit të mëngjesit të sotëm të MPB-së dhe PPRM-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë lidhjes së kontratave për blerje të tokës bujqësore dhe për subvencione.

MPB informon se janë privuar nga liria GJ.D. (55) nga Shkupi, ndihmës i udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar në MBPEU, V.S. (33) nga Tetova, bashkëpunëtor më i ri për udhëheqje të marrëveshjeve të tokës bujqësore në Sektorin për regjistrim të tokës bujqësore – Sektori për regjistrim, menaxhim dhe shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në MBPEU, M.V. (37) nga Gjevgjelia, bashkëpunëtor për përgatitje, mbledhje dhe përpunim të të dhënave nga Regjistrat e Minsitrisë në NJ.R Vallandovë, E.O. (39) nga Bogdanci, Inspektor shtetëror në inspektoratin shtetëror për bujqësi, V.S. (30) nga Shkupi, referent për punë administrative në Njësinë Rajonale Kisella Vodë të MBPEU-së dhe S.P. (53) nga Gjevgjelia, bashkëpunëtor i lartë për grumbullim, klasifikim dhe kontroll administrativ të të dhënave nga Regjistrat e MBPEU-së në NJR Gjevgjeli.

Në aksion janë arrestuar M.B. (45) nga Shkupi, udhëheqës i Sektorit për konsolidim të tokës bujqësore, këmbim dhe identifikim të parcelave tokësore në MKinistrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, GJ.D. nga Shkupi, ndihmës i udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar në MBPEU, V.S. (33) nga Tetova, bashkëpunëtor më i ri për udhëheqje të marrëveshjeve të tokës bujqësore në Sektorin për regjistrim të tokës bujqësore – Sektori për regjistrim, menaxhim dhe shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në MBPEU, M.V. (37) nga Gjevgjelia, bashkëpunëtor për përgatitje, mbledhje dhe përpunim të të dhënave nga Regjistrat e Minsitrisë në NJ.R Gjevgjeli, P.K. nga Gjevgjelia, bashkëpunëtor i lartë për grumbullim, klasifikim dhe kontroll administrativ të të dhënave nga Regjistrat e Minsitrisë në NJ.R. Gjevgjeli, J.S. (42) nga Gjevgjelia, referent për punë administrative në NJR Gjevgjeli, G.M. (33) nga Vallandova, bashkëpunëtor për përgatitje, grumbullim dhe përpunim të të dhënave nga Regjistrat e Minsitrisë në NJ.R. Vallandovë, E.T. (29) nga Vallandova, vullnetar me Kontratë në MBPEU – NJR Vallandovë, M.D. (51) nga Vallandova, referent i pavarur për punë profesionale administrative në Njësinë Rajonale Kisella Vodë të MBPEU-së, A.I. (49) nga Shkupi, bashkëpunëtor më i ri për punë operative të Ministrisë në NJR Kisella Vodë, S.R. (44) nga Shkupi, referent i pavarur për punë profesionale adminsitrative në NJR Çair pranë MBPEU-së, GJ.I. (29) nga Shkupi, referent më i ri për punë administrative në MBPEU – NJR Karposh me detyra të punës që i ka kryer në NJR-Çair dhe S.P. (53) nga Gjevgjelia, bashkëpunëtor i lartë për grumbullim, klasifikm dhe kontroll administrativ të të dhënave nga Regjistrat e MBPEU-së në NJR Gjevgjeli, prë shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 5 nga LP i RM-së. TË paraqitur penalisht janë edhe personat E.O. (39) nga Bogdanci, Inspektor shtetëror në Inspektoratin shtetëror për bujqësi, Z.D. (34) nga Shkupi, drejtor i personit juridik Dedema Plus Shkup, S.V. (48) nga Shkupi, drejtor i personit juridik Agro proxhek Veljqanovi, H.L.D. (55), shtetas turk, drejtor i personit juridik Agro lezet, N.Sh. (53), shtetas turk, drejtor i personit juridik Norm Agro, R.V. (26) nga Shkupi, drejtor i personit juridik Agro Proxhek Ramaka Gjevgjeli, M.V. (24) nga Shkupi, T.V. (51) nga Shkupi, G.S. (39) nga Shkupi dhe K.O. (66) nga Bogdanci – të gjithë për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 5 dhe nenit 24 nga LP i RM-së.

Të denoncuarit, siç theksojnë në kumtesë, veprat penale i kanë kryer në mënyrë që ushëheqësit në MBPEU të cilët kanë qenë të emëruar si kryetarë të komisioneve për vendosje rreth konkurseve publike për dhënie me qira të tokës shtetërore, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, kanë lidhur kontrata me blerës të rinj për parcela që kanë qenë juridikisht kontestuese dhe nuk kanë mundur të jenë lëndë e kontratës. Për parcelat që janë kontestuese ishin kërkuar subvencione në kundërshtim me Ligjin me ç’rast kërkesat për subvencione në sistemin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural janë futur nga person i cili nuk ka themeluar marrëdhënie pune në MBPEU, ndërkaq këto aktivitete ky person i ka bërë në koordinim me të paraqiturën penalisht, S.P., e punësuar si udhëheqëse e sektorit për koordinim të njësive rajonale në rajonin e Gjevgjelisë.

Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016, personat e dyshuar zyrtar e kanë shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare apo autorizimin dhe i kanë tejkaluar kufijt e autorizimeve të tyre zyrtare gjatë lidhjes dhe prishjes së kontratave për blerje të tokës bujqësore. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve jo të ligjshme, janë ndihmuar nga personat e tjerë të dyshuar. Në të njëjtën kohë, kanë miratuar pagesë për Programin për mbështetje financiare në bujqësi – subvencione, në të cilën mënyrë kanë përfituar dobi për disa persona juridik dhe fizik në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.




Be the first to comment

Leave a Reply