Interi fiton ndaj Crotones për të katërtën fitore radhazi në Serie A (Video)




Interi ka fituar ndaj Crotones në Serie A me rezultat 0-2 duke vazhduar kështu serinë e mirë prej katërve fitoreve radhazi.

Edhe pse zikaltrit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, kjo ishte një fitore shumë e vështirë.

Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Joao Mario në minutën e 29-të, por portugezi gjuajti jashtë dhe me rezultat 0-0 përfundoi çdo gjë në 45 minutat e parë.

Në minutën e 69-të vendasit rrezikuan me anë të Ante Budimir, por Samir Handanovic nuk lejoi që porta e tij të preket.

Goli i epërsisë erdhi nga Milan Skriniar në minutën e 82-të gjatë një tollovie në zonën e rreptësisë. Ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe Ivan Perisic.

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në pozitën e parë me 12 pikë nga katër ndeshje, i ndjekur nga Juventusit me nëntë pikë, por me një ndeshje më pak. Ndërsa, Crotone renditet në pozitën e 19-të me një pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Bolognas, kurse Corotone do të jetë mysafire e Atalantas.




Be the first to comment

Leave a Reply