Interi edhe një ofertë për Shkodran Mustafin




Interi ka bërë ofertë te Arsenali për Shkodran Mustafi, për huazimin e tij 5 milionë euro dhe blerjen përfundimtare për 25 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, propozimi i sotëm i vënë në tavolinën e londinezëve është huazim në vlerë 5 milionë euro.

Opsioni i blerjes është që lojtari do të blihej përfundimisht nëse i luan mbi 50 për qind të ndeshjeve gjatë tërë sezonit.

Diferenca mbetet ende e madhe pasi Arsenal kërkon  40 milionë euro për mbrojtësin 25-vjeçar, shumë që u ble para një vit nga Valencia.

Mustafi ka 19 paraqitje për Kombëtaren gjermane.




Be the first to comment

Leave a Reply