Incidenti në Kërçovë, paraburgim për agresorin (VIDEO)




Prokuroria i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor 58 vjeçar A.A nga fshati Strogomishtë i epërm i Kërçovës si i dyshuar kryesor për plagosjen e Kandidati i pavarur për këshilltar në komunën e Kërçovës Alit Abazi, me 27 shtator në Kërçovë. Nga prokuroria e themelore nuk japin detaje se cilët janë motivet e këtij incidenti.

Prokuroria e Gostivarit i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për të dyshuarin kryesor .Motivet janë duke u hetuar akoma, nuk mund të themi se janë politike- thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Ndërkohë Alit Abazi vazhdon të jetë në rrezik për jetën ndërsa i lënduari tjetër pritet që gjatë ditës së sotme të lëshohet për kurim shtëpiak.

Pacienti i cili ishte i pranuan në repartin e traumatologjisë sot planifikohet të lëshohet në kurim shtëpiak gjendja e tije është e permisuar dhe qëndrueshme . ndërsa pacienti që është më rëndë i rënduar dhe gjendet në qendrën por trajtim intensiv , gjendja e tij nuk ka ndonjë përmasim por vazhdoni të jetë e rëndë kritike dhe e paparashikueshme për mëtutje- tha Ilir Hasani, drejtor i Qendërs Urgjente.

Me 27 shtator në qendër të qytetit të Kërçovës janë plagosur tre persona ku kandidati i pavarur për këshilltar Alit Abazi mendohet të ketë qenë cak i një atentat nga 58 vjeçar A.A i cili më pas është arrestuar menjëherë./alsat-m




Be the first to comment

Leave a Reply