Ilija Dimovski kërcënon Afrim Gashin




Votimi i deputetëve të Besës pro shpalljes së konkursit për prokuror të ri publik në parlament ka irituar kordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.

Pas votimit të Dimovskit është fut në sallën e parllamentit dhe është drejtuar tek vendi ku qëndrojn të ulur deputetët e Besës me crast i nevrikosur i është drejtur me gjuhe të ashpër deputetit Afrim Gashi me fjalët: “Nuk ka marreveshje me ju”.

Pas kësaj Afrim Gashi ështe nisur pas tij duke i thenë ngadal Ilija prit pak. Pasi kanë dal nga salla biseda mes tyre ka vazhduar por detaje nuk jane të njohura.

Reagimi i Ilija Dimovskit se nuk ka marreveshje me Ju supozohet se ka të bëj me bashkepunimin e ketyre dy partive për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.




Be the first to comment

Leave a Reply