Ibrahimi: Kur të na vijë propozimi, do ta shohim dhe do të vendosim




Zeqirija Ibrahimi, zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa, e cila parti është në opozitë, për Radion Evropa e Lirë tha se për ligjin që rregullon përdorimin e gjuhëve, nuk është konsultuar partia që përfaqëson, megjithëse se a do të marrë mbështetje ligji në fjalë nga pesë deputetët e kësaj partie, do të vendoset pasi ta kenë marrë dhe zyrtarisht tekstin e këtij ligji. “Sipas informacioneve tona, shumica qeveritare vetëm e ka plotësuar Ligjin për përdorimin e gjuhës që e flasin komunitetet jo shumicë. Pra, nuk do të kemi ligj të veçantë që e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe. Ndërkaq, ne mendojmë se duhet të miratohet një ligj i veçantë vetëm për gjuhën shqipe, i cili nuk e ka për detyrë vetëm një avancim, qoftë të madh ose të vogël, por që synon ta rregullojë përdorimin e gjuhës shqipe sipas shembullit të maqedonishtes. Gjithsesi, nuk po paragjykojmë. Kur të na vijë propozimi, do ta shohim dhe do të vendosim se cili do të jetë vendimi ynë”, tha Ibrahimi.




Be the first to comment

Leave a Reply